Vetëvendosje mban sot konferencë për media

Aktuale January 02, 2018 - 14:57

Lëvizja Vetëvendosje do të mbajë konferencë për media në orën 15:00 në të cilën do të flasë kryetari i kësaj partie, Visar Ymeri.

Konferenca po mbahet në kohën e përçarjeve brenda këtij subjekti politik.

Ende nuk dihet se për çka do të flitet në konferencën e cila njëherit zhvillohet një ditë para shpalljes së aktgjykimit për rastin e hedhjes së gazit lotësjellës në Kuvend nga deputetet e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi dhe Faton Topalli.