Përloti gjithë parlamentin shqiptar, flet për herë Rigerta

Aktuale January 02, 2018 - 08:01

Për herë të parë pas fjalimit të saj të famshëm në parlament, fermerja Rigerta Loku ka treguar se si i ka përjetuar reagimet pas atij fjalimi ku disa prej tye ishin edhe të ashpra.

E ftuar në ‘Tonight Ilva Tare’ Rigerta tha se ai fjalim ishte bërë ekskluzivisht nga vetë ajo dhe askush nuk e kishte ndihmuar dhe nuk ka patur asnjë qëllim tjetër veçse të kthejë vëmendjen e të pranishmëve tek problemet e fshatit:

“Kam qenë fjaltore, kam sjellë fjalën, kam qenë ambasadore e një fshati, e një vendi, ku ndoshta dhe shumë fshatra dhe vende të tjera kanë parë vetveten, asgjë më tepër.

Nuk ka qenë as i përgatitur, as i parapërgatitur, ka qenë diçka spontane që me thënë të drejtën ishte një uragan mediaciteti pastaj për mua sepse të shohësh veten tënde 7 ditë rresht nëpër portale sikur çfarë bëra…

Nuk bëra asgjë, thjeshtë kam marrë fshatin dhe e kam vendosur në parlament.

Ka patur dhe “VIP-a” që janë marrë me mua…

Pse të merren me mua?

Kush jam unë që të merren me mua?

Të merren me fshatin, fshati është shumë më i madh se sa unë, ta trajtojnë, ta shërojnë në rast se e kanë këtë mundësi. Kush e shkroi fjalimin tim…? E kam patur letërsinë dhjetë.