Kjo është logoja zyrtare e 10-vjetorit të Pavarësisë

Aktuale January 01, 2018 - 13:23

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi sot, në ditën e parë të këtij viti, bëri publike logon zyrtare të dhjetëvjetorit të shtetësisë.

Thaçi, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social "Facebook", Thaçi ka shkruar se, Kosova po bën 10 vjet përpjekje për të zënë vendin në mesin e shteteve të lira të botës.

Postimi i plotë: 

Ditën e parë të këtij viti të ri, Dekadën e Republikës, po e nisim me logon zyrtare të dhjetëvjetorit të shtetësisë sonë.

Shteti ynë, për të cilin dhamë shumë, po i bënë 10 vjet pavarësi.

Ne po i bëjmë 10 vjet përpjekje që Republika e Kosovës të zë vendin e merituar në mesin e kombeve të lira të botës.

Bashkë mund ta forcojmë edhe më shumë identitetin dhe subjektivitetin e shtetit tonë. #Kosova10

Image