Mbi 3 milionë euro shpenzuan partitë politike në zgjedhje

Aktuale December 27, 2017 - 11:20

Demokraci Plus  dhe Organizata “Çohu”, sot bënë publikë raportin për shpenzimet e partive politike për zgjedhjet e 11 qershorit, me ç’rastë u tha se  partitë politike kanë shpenzuar mbi 3 milionë euro në këto zgjedhje.

Sipas  këtij raporti del se: Koalicioni PAN ka shpenzuar 1.717,155 euro koalicioni LAA ka shpenzuar 1.094, 076 euro kurse LVV ka shpenzuar 358, 229 euro, ndërsa shuma e përgjithshme i bie të jetë 3.171,160 euro, transmeton Zeri.info.

Genc Nimoni nga organizata “ Çohu”, tha se gjatë periudhës 10 ditore sa kanë monitoruar kanë pasur në terren 24 vëzhgues në 23 komuna, ndërsa janë analizuar edhe katër televizione, 8 portale dhe 5 gazeta ditore.

Ndërsa në raport thuhet se subjektet politike kanë tejkaluar kufizimin ligjor për shpenzimet në fushatën zgjedhore.

“Sipas KQZ-së këto shpenzime kufizohen në 0.50 euro për votues. Në listën e certifikuar të votuesëve, vërehet se në Kosovë të drejt vote kanë 1,885,147 votues që do të thotë se subjektet politike kanë pasut të drejtë të shpenzojnë 942,573.5 euro”, shkruhet në raport./Zeri.