‘Prokuroria franceze ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të vdekjes së Florencit’

Aktuale December 26, 2017 - 13:51

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka qenë sot për një vizitë ngushëllimi në familjen e Florenc Beqiraj, të riut nga Shkodra që gjeti vdekjen në spitalin francez, pasi u dërgua aty pa shenja jete, teksa mbahej në burg.

“Panorama”, raporton se në këtë vizitë, Bushati ka qenë i shoqëruar nga deputeti Luan Harusha.

Ne bisedën e zhvilluar me nënën dhe familjarë të tjerë të viktimës, Ministri Bushati i shprehu ngushëllimet dhe u garantoi atyre se çështja do të hetohet deri në fund.

“Prokuroria franceze ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, tha Bushati, derisa shtoi se “Presidenca do mundësojë sjelljen e trupit në Shqipëri”.Image