Mustafa e krahason Vetëvendosjen me Qeverinë Haradinaj

Aktuale December 25, 2017 - 21:19

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa ka kritikuar qeverinë e udhëhequr nga Ramush Haradinaj. Në 100 ditëshin e kësaj qeverie, Mustafa thotë se propaganda është e vetmi sukses.

Mustafa e ka krahasuar qeverinë e Ramush Haradinajt me Vetëvendosjen.

“Kemi folë shumë për Vetevendosjen edhe kemi thënë se ata e kanë arrit kulminacionin në propagandës edhe kerkush me këta s’mund të garojë me propagandë. Unë mendoj se edhe Qeveria e Haradinajt në qoftë se në diçka e ka mbërri suksesin më të madh e ka mbërri në propagandë”, tha Mustafa për televizionin publik.

Tha se opinioni po manipulohet me informata të pa rëndësishme.

“Kur po çohet kryeministri, kur po ja nis punës, kur po hanë, kur po ecë këmbë e kur po ecë me makinë. Do të thotë janë çështje të cilat unë mendoj se asnjëri prej nesh nuk kemi nevojë të merremi me to e s’kemi nevojë as t’i promovojmë”, tha Mustafa.