Haradinaj për vizat: U thash sot ambasadorëve, pse po na mbani të izoluar

Aktuale December 23, 2017 - 22:48

Kryeministri Ramush Haradinaj, edhe njëherë ka përsëritur qëndrimin e tij për liberalizimin e vizave.

Ai thotë se vizat i ka marr me seriozitet që nga ardhja  e tij në Qeveri.

Haradinaj thotë se qëndron prapa asaj që kufiri është gabim dhe se kufiri është në Qakorr.

“Unë që në fillim e kam marr seriozisht çështjen e liberalizimit të vizave, është e drejtë e jona është e drejtë që na është refuzuar. Janë disa njerëz që mendojnë se kufiri është i gabuar, në mesin e tyre edhe unë. Kufiri gjithë jetën ka qenë në Qakorr. Unë  po punoj për vizat, jam i angazhuar më se shumti për to, jam i gatshëm të gjejmë zgjidhje, të  kryhet liberalizimi. Edhe në takimin e sotëm me ambasador kur ra fjala për izolimin, ju thash po pse po na mbani të izoluar, pse nuk po na jepni vizat, një prespektivë për qytetarët e vendit” ka thënë Haradinaj.

Ai nuk ka dhënë një afat të caktuar se kur do liberalizohen vizat, por që është i angazhuar që sa më shpejtë të përfundoi ky proces.