Nait Hasani s’e mohon mbledhjen e nënshkrimeve për ndryshimin e ligjit për Specialen

Aktuale December 22, 2017 - 17:17

Grupi Parlamentari i PDK-së, konkretisht deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani ka marrë një iniciativë për mbledhjen e nënshkrimeve për ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale.

Lajmi.net merr vesh se tani tashmë disa nënshkrime janë mbledhur dhe deputetët po synojnë të mbledhin sa më shpejtë edhe nënshkrimet tjera të nevojshme dhe menjëherë të thërrasin seancë të jashtëzakonshme.

Lajmi.net ka kontaktuar me deputetin Hasani për të pyetur rreth kësaj çështje dhe nënshkrimet e mbledhura mirëpo ai nuk ka dashur të komentojë nuk thënë se është në Kuvend deklarohet më vonë.

Sido qoftë, i njëjti nuk e ka mohuar se një gjë e tillë tashmë është nisur dhe se Grupi Parlamentar i PDK-së po synon të përfundojë sa më shpejt.