KQZ shpall sot rezultatet përfundimtare të raundit të dytë të zgjedhjeve

Aktuale December 21, 2017 - 14:02

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot nga ora 14:30 mban mbledhjen e radhës. 

Në këtë mbldhje pritet të shpallen rezultatet përfundimtare të rivotimit të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunës së Istogut, transmeton 'Zëri.info'. 

Po ashtu, në këtë mbledhje do të bëhet edhe shqyrtimi dhe miratimi i kërkesave për zëvendësimin e anëtarit të Kuvendit Komunal.