Pacolli pritet nga zyrtarë të lartë sllovenë, për takimet tregon në aeroplan

Aktuale December 19, 2017 - 23:20

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka zhvilluar vizitën e tij të parë zyrtare në Republikën e Sllovenisë.

Për takimet me ministrin e jashtëm slloven, Karl Erjavec, Presidentin, Borut Pahor dhe Kryetarin e Parlamentit, Milan Brglez Pacolli tregoi në aeroplan.

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli thotë se Sllovenia do të vazhdojë të përkrah edhe më tutje Kosovën.

Kreu i diplomacisë kosovare ka takuar në Lubjanë homologun e tij, ministrin e jashtëm slloven, Karl Erjavec, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të këtij shteti.

Pacolli zhvilloi takime të ndara edhe me Presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor dhe me Kryetarin e Parlamentit Milan Brglez.

“Sllovenia mbetet një prej investitorëve më të mëdhenj në Kosovë dhe hi gatishmëri u tregua edhe një herë për të investuar edhe më tutje në Kosovë u morëm vesh në në fund të muaji shkurt ose në mars Ministri i Punëve të Jashtme i Sllovenisë të vizitojë Kosovën dhe gjatë kësaj kohe ai do të sjellë me vete një numër të caktuar të biznesmenëve që janë të interesuar në ekonominë e Kosovës”, tha Pacolli. /GazetaExpress/