Haradinaj tregon se çka biseduan me Mogherinin

Aktuale December 18, 2017 - 20:09

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur para pak minutash se çka ka biseduar me shefen e diplomacisë së BE-së, Frederica Mogherini, raporton zeri.info.

Duke mos saktësuar, shefi i ekzekutivit ka thënë se në takimin me Mogherinin u diskutua rreth proceseve nëpër të cilat po kalon Kosova.

Ai tutje, është shprehur optimist se Kosova do ta marrë atë që e meriton.

LEXO EDHE: Haradinaj bisedon veçmas me Mogherinin, para darkës me homologët ballkanas

“Takova në selinë e BE-së Përfaqësuesen e Lartë për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini, me të cilën biseduam miqësisht për proceset, të cilat po i kalon Kosova. Kosova do të marrë atë që i takon”, ka shkruar Haradinaj.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme është bërë e ditur se në këtë takim ndër të tjera do të diskutohej edhe rreth liberalizimit të vizave.

Haradinaj shkoi në Bruksel me rastin e takimit të përbashkët që kryeministrat e shteteve të Ballkanit Perëndimor kishin me Mogherinin./ZËRI/