Ja cilët anëtarë të ‘Vetëvendosjes’ nuk janë të pranishëm në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm

Aktuale December 17, 2017 - 11:57

Lëvizja Vetëvendosje ka nisur mbledhjen urgjente të Këshillit të Përgjithshëm, mirëpo në këtë mbledhje nuk është i pranishëm lideri i LVV-së, Visar Ymeri.

Në fillim te kësaj mbledhjeje, është bërë e ditur se pos Ymerit, mungojnë edhe disa deputetë, si Shqipe Pantina, Ali Lajçi, Dardan Molliqaj, Aida Dërguti, Donika Kadaj e Albin Kurti (meqë dy të fundit janë në paraburgim), raporton zeri.info.

Kjo mbledhje erdhi pas përplasjeve të dy taboreve brenda kësaj partie, krahu i Kurtit dhe ai i Molliqajt. /Zeri/