Ky është parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

Aktuale December 17, 2017 - 08:28

Sot mot të ftohtë dhe me borë, njëjtë edhe fillimi i javës.

Sot gjatë ditës pritet të mbajë mot i ftohtë, kryesisht i vranët dhe kohëpaskohe me reshje të dobëta bore.

Në fillim të javës së ardhshme, fusha anticiklonike pritet të fuqizohen mbi rajon, por të ftohtit e Arktikut do të vazhdoj të shtrihet tutje, duke kushtëzuar mot të ftohtë, me vransira dhe intervale me diell, e kohëpaskohe priten edhe mundësi për reshje të dobëta bore.

Temperaturat e ajrit të shtunën do të mbesin mbi vlera mesatare, me minimale prej 5C, e maksimale deri në 12C.

Nga dita e diel dhe fillim të javës së ardhshme, temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme, me minimale që do të zbresin në 0C deri -5C, ndërsa maksimalet do të luhaten nga +1C deri +3C.

Të shtunën do të fryejë erë mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 4-15m/s, e nga dita e diel do të fryejë erë mesatare verilindore 2-8m/s.

Shtypja atmosferike do të zbres thellë nën vlera normale, e nga dita e hënë do të shënojë rritje të lartë mbi këto vlera.

Image