Deputetët e Vetëvendosjes të shqetësuar me përçarjen, e harrojnë punën në Kuvend

Aktuale December 16, 2017 - 20:47

Problemet e brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje kanë ndikuar në opozitarizmin e saj në Kuvend.

Si partia me e madhe opozitare ajo nuk po arrin të ndaj problemet e brendshme, e të koncentrohet në problemet e vendit në përgjithësi.

Profesori universitar dhe njohësi i çështjeve politike ne vend Muhamed Kelmendi në një prononcim për Tribuna Channel tha se opozita e ka për detyrë cdo herë marrjen e iniciativave, paraqitjen e mendimeve dhe kërkimin llogarive ne kuadër te parlamentit.

Theksoi se lëvizjet e fundit ne Vetëvendosje kanë reflektuar shume në qëndrimet e tyre.

LEXO EDHE: Kërkohet dorëheqja e Aida Dërgutit nga posti i nënkryetares së Kuvendit

E analisti Fadil Lepaja theksoi kjo ka qene deri diku e pritshme ne Lëvizjen Vetëvendosje.

Kjo ngase sipas tij Vetëvendosje nga një lëvizje homogjene ka kaluar ne partine me te fuqishme ne vend.

Vetëvendosje edhe në legjislaturën e kaluar mbahet në mend për opozitarizmin e saj të theksuar.

Kjo parti do mbaj të dielën mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm nga ku pritet zgjedhja e strukturave të reja.