Tirana sërish nën pushtetin e shiut

Aktuale December 16, 2017 - 17:37

Pas disa ditëve me diell, Tirana është përballur sërish këtë të shtunë me reshje të dendura shiu dhe furtunë.

Reshjet e dendura të shiut dhe era e fortë kanë pushtuar kryeqytetin shqiptarë duke krijuar trafik në lëvizjen e automjeteve.

Akset më të rënduara në trafik janë si gjithmonë Rruga e Durrësit, Rruga e Kavajës, Rruga e Dibrës dhe ajo e Elbasanit.

Të shpresojmë që reshjet të jenë të përkohshme dhe të mos përsëritet situata e dy javëve më parë, kur autostrada Tiranë-Durrës u paralizua nga përmbytjet. /Indeksonline/ 

Image
Image
Image