Fillon peticioni për ndryshimin e ligjit për Specialen

Aktuale December 15, 2017 - 12:00

Organizatat e dala nga lufta, sot kanë filluar nënshkrimin e peticionit për ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale.

Nasim Haradinaj, nënkryetar i shoqatës së veteranëve të UÇK-së tha se Gjykata Speciale duhet të hiqet dhe punën ta kryejnë gjykatat e Kosovës.

”Është hera e fundit dhe është shanci i fundit për të gjithë ata që kanë gabuar sepse nuk mund të quhet asgjë tjetër vetëm gabim nënshkrimi i saj. Dëshira ynë është që Gjykata Speciale të mos ndodh, të hiqet dhe punën e saj ta kryejnë gjykatat e Kosovës. Mund të them se i ngjason një gjykate ose një kuote fashizmi”, thotë ai.

Ndërsa, Xhavit Jashari, përfaqësues i shoqatave të dala nga lufta, e ka konsideruar si degraduese dhe fyese votimin e Gjykës Speciale, transmeton Zeri.info.

“Deputetët është dashur të mendojnë mirë dhe të mos i hapin rrugë një gjykate të till e cila shkel kushtetutshmërinë e Kosovës. Ne jemi kundër një gjykate të till dhe mendoj se nuk ka diçka më degraduese dhe më fyese, jo vetëm për ata djem e ato vajza që me gjakun, luftën e  me gjymtyrët e tyre na kanë sjellur deri këtu”, thekson ai.

Jahir Bejta, kryetar i Organizatës “Ngrite Zërin” thotë se Dhomat e Specializuar janë tërësisht në kundërshtim me ligjin dhe kundërkushtetuese dhe siç thekson  "Një numër i deputetëve janë joseriozë dhe sillen jo si në kuvend por si para cirkut”. /Zeri.

 

Image