Zyrtarizohet koalicioni i ‘Vetëvendosjes’ dhe AAK-së në Prishtinë

Aktuale December 15, 2017 - 10:55

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, sapo e ka bërë zyrtare koalicionin me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, raporton “Zeri.info”.

Ahmeti përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, ka bërë të ditur se marrëveshja për bashkëqeverisje me AAK-në është arritur dje dhe se sipas tij, tani Lëvizja Vetëvendosje e ka shumicën në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Kujtojmë se edhe në mandatin e kaluar Lëvizja Vetëvendosje ishte në koalicion me AAK-në në Prishtinë, shkruan “Zeri.info”. 

Postimi i plotë i Ahmetit:

Dje kemi arritur marrëveshjen për bashkëqeverisjen me Aleancen për Ardhmërinë e Kosovës në Prishtinë dhe tani mund të konfirmojmë që në Kuvendin Komunal kemi shumicen që do të na mundësojë zbatimin më të shpejtë të reformave dhe përmbushjen e zotimeve.

Detajet e tjera do të bëhen publike pas mbledhjes inaugurese dhe para mbledhjes së parë të Kuvendit Komunal.