Borxhi 31 milionësh i sjell telashe ujësjellësit të Mitrovicës

Aktuale December 13, 2017 - 17:22

Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica”(KRUM) është duke u ballafaquar me një situatë të rënduar financiare me ç’rast është vënë në pikëpyetje funksionimi normal dhe furnizmimi i rregullt me ujë të pijes i popullatës së regjionit të Mitrovicës.

Kjo situatë vjen për shkak të mosgatishmërisë së konsumatorëve të Regjionit të Mitrovicës për të kryer obligimet e tyre ndaj Ujësjellësit Regjional, gjë që tregon edhe shuma e përgjithshme e këtij borxhi i cili tashmë kap shumën prej mbi 31 milionë euro, transmeton Klan Kosova.

Mungesa e gatishëmërisë së konsumatorëve për të kryer obligimet e tyre për shërbimet e ofruara nga Ujësjellësi, ndikon drejtëpërdrejt në pamundësin e kryerjes së obligimeve tona ndaj furnitorëve tjerë si;

Ibër Lepencin i cili na furnizon me ujë të papërpunuar;

KEDS-in i cili na furnizon me energji elektrike,
Si dhe furnitorët tjërë të cilët bëjnë furnizimin me kemikate, derivate, pjesë rezervë,
I ndodhur në një situatë të tillë, Ujësjellësi është detyruar që të ndërmerr hapa në drejtim të:Aplikimit të reduktimit të furnizmit me ujit të pijes në zonat kur niveli i pagesës së faturave të ujit është i ulët,
Aplikimit e shkyçjeve individuale për personat/subjektet borxhi i të cilëve kalon shumën mbi 100€, si dhe
Procesimin e lëndëve tek gjykata/ përmbaruesi privat, me ç’rast konsumatori do të bartë shpenzimet e gjykatës.
Ndërmarrja e këtyre veprimeve nga ana jonë, ka për qëllim që mos vie deri tek paralizimi i furnizimit me ujë të pijes për qytetarët/konsumatorët të cilët janë të rregullt me pagesat e faturave të tyre në njërën anë dhe mos ndërprerja e funksionimit normal të kompanisë në anën tjetër.