Pacolli nesër në Suedi, takon udhëheqës të lartë shtetëror

Aktuale December 11, 2017 - 20:08

Në kuadër të turneut të tij diplomatik ndaj vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, nesër më datë 12 Dhjetor do të qëndrojë për një vizitë zyrtare njëditore në Mbretërinë e Suedisë.
Gjatë qëndrimit në Suedi, Pacolli do të takohet me homologen e tij, Ministren e Jashtme të Suedisë, Margot Wallström si dhe me Kryetarin e Parlamentit të Suedisë, Urban Ahlin.
Ai poashtu do të ketë takime të tjera me parlamentarë, duke përfshirë Grupin e Miqësisë Suedi-Kosovë si dhe Sekretarët Shtetërorë të Ministrisë së Edukimit të Lartë dhe Hulumtimit dhe atë të Ministrisë për Zhvillimin e Bashkëpunimit Ndërkombëtarë.