Për Ligjin e Prishtinës propozohet të merret Zagrebi si model

Aktuale December 11, 2017 - 14:49

Komisioni për administratë publike, qeverisje lokale dhe medie i Kuvendit të Kosovës ka organizuara sot dëgjim publik lidhur me amendamentimin e Projektligjit për Prishtinën.

Besnik Tahiri, nga Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale, ka thënë se Kosova është vonuar me këtë projektligj. Ai ka propozuar që të merret model Zagrebi, duke e forcuar më shumë Kuvendin Komunal.

Tahiri ka thënë se Prishtina ka problem me shëndetësinë sekondare dhe kjo të rregullohet me këtë projektligj.

Ndërkohë, ai nuk e përkrah ndarjen e një buxheti shumë më të madh për kryeqytetin. Po kërkohet që Prishtina duhet me pasë një buxhet më shumë, e që nuk është praktik e mirë. Mbi 4% nuk është e nevojshme”, tha Tahiri, raporton Ekonomia Online.