Konfirmohet shkarkimi i Aida Dërgutit në Vushtrri

Aktuale December 11, 2017 - 14:15

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje si dhe anëtarët e degës së këtij subjekti politik në Vushtrri po kërkojnë shkarkimin e Aida Dërgutit nga kryetarja e degës së LVV-së në këtë komunë.

Kandidati për kryetar komune nga VV’ja në Vushtrri, Besim Muzaqi ka pranuar për Express se kanë nënshkruar një peticion të tillë. Thotë se ideatorin e partisë nuk duhet fyer askush.

Pas shpërthimit të skandalit në Lëvizjen Vetëvendosje, ku deputetja Aida Dërguti e kishte quajtur “m**” Albin Kurtin, kanë vazhduar reagimet e panumërta. Dega e VV’së në Vushtrri ka kërkuar shkarkimin nga kryetari e degës të zonjës Dërguti.

Këtë e ka pranuar për Express, Besim Muzaqi, i cili ka qenë kandidat i VV’së për kryetar komunën e Vushtrrisë.

“Po është nënshkruar një peticion. Aktivistët tanë janë deklaruar ndaj fyerjes që ka ndodhë. Në vetëvendosje nuk ka ndarje, eksiton vetëm krahu i ideatorit. Zonja Dërguti ka bërë shkelje për të cilën komisiosioni disiplinor pritet që të amrrë vendim”, ka thënë Muzaqi.

Tutje ai ka thënë se Dërguti duhet të marrë përgjegjësi për veprimet e saja.

“Secili merr përgjegjësinë për vendimet e veta. Ne kemi marrë këtë qëndrim që është e papranueshme si qendër. Por organet e Vetëvendosjes do të jenë ato që do të vendosin. Çfarëdo qofshin masat që i merr kryesia ne si këshillë do t’i respektojmë. Besojmë që përfaqësuesit tanë do të jenë unik”, ka thënë tutje Muzaqi për Express.

Pas shpërthimit të skandalit në Lëvizjen Vetëvendosje, ku deputetja Aida Dërguti e kishte quajtur “mut” Albin Kurtin, kanë vazhduar reagimet e panumërta.

Përpos në rrjetet sociale dhe nga shumë pika të Lëvizjes Vetëvendosje që kanë kërkuar nga lideri i partisë, Visar Ymeri, që të merren masa ndaj deputetes Aida Dërguti, një reagim i fuqishëm ka ardhur edhe nga Qendra (dega) e Vetëvendosjes në Vushtrri, kryetare e së cilës është Aida Dërguti.