Shpend Ahmeti injoron përplasjet në VV, fletë për certifikimin e zgjedhjeve

Aktuale December 11, 2017 - 12:56

Kryetari aktual i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili edhe zyrtarisht sot u certifikua si fitues i një mandati tjetër, deri më tani nuk ka gjetur kohë t’i komentojë përplasjet e fundit që po ndodhin brenda Lëvizjes Vetëvendosje, kurse sot, menjëherë pas certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja, Ahmeti shkroi në facebook, duke uruar për fitoren.

Ai ka falënderuar qytetarët duke thënë se i pret punë e madhe.

“Sot u certifikuan zgjedhjet për Prishtinë e Prizren. Urime Mytaher e urime Qëndron! Urime Levizjes! Falemnderit qytetarëve dhe falemnderit të gjithë aktivistëve e vullnetarëve. Tani na pret punë edhe më e madhe. Bashkë drejt punëve e fitoreve të reja!”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Prë më teprë, Komisioni Qendron i Zgjedhjeve, në mbledhjen e mbajtur sot ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve në disa komuna, përfshirë këtu Prishtinën./Insajderi.com