Zogaj: Nuk ka shenja të radikalizmit islamik në burgjet e Kosovës

Aktuale December 10, 2017 - 19:51

Të burgosurit kosovarë, të përfshirë më herët në luftërat në Siri dhe Irak, nuk shfaqin shenja të ndonjë radikalizmi islamik në burgjet e Kosovës.

Ky është vlerësim i drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj

Ai ka thënë për RTV 21 se deri më tani nuk ka pasur asnjë problem me këtë kategori të burgosurish.

Sipas Zogajt, SHKK është e përqendruar që edhe brenda burgjeve këta të burgosur të përgatiten për riintegrim në shoqërinë kosovare, pas pjesëmarrjes së tyre në luftërat e pakuptimta në Siri dhe Irak.