Paralajmërimet për rrëzimin e Qeverisë, flet Fatmir Limaj

Aktuale December 08, 2017 - 21:56

Në prag të 100-ditëshit të qeverisë, zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka folur për programin qeverisës dhe projektet që pritet të realizohen nën qeverisjen e Haradinajt. Ai tha se nuk i druhet asnjë mocioni të opozitës.

“Nëse ka sukses mocioni shkojmë në zgjedhje, është krejt demokratike. Pse t’i druhemi ndonjë mocioni të opozitës”, tha ai, duke shtuar se nëse kjo qeveri nuk i përgjigjet kërkesave të qytetarëve, atëherë nuk ka asnjë problem që të shkojë.

Opozita, tha Limaj në një intervistë për televizionin publik, nuk ka asnjë arsyeje për ngritjen e ndonjë mocioni për rrëzimin e qeverisë.