Albin Kurti e kishtë parë në Viber se Aida Dërguti e quajti m*t

Aktuale December 08, 2017 - 18:27

Në grupin e deputetëve të VV-së në Viber ku Aida Dërguti e ofendoi rëndë Albin Kurtin duke e quajtur m*t, pjesëmarrës është edhe Kurti. Pra sipas mesazheve që janë publikuar në media nuk është parë të ketë reaguar Kurti pas këtij ofendimit.

Gafa e Aida Dërgutit u sqarua nëpër media se ajo kishte menduar se po bisedonte privatisht vetëm me Dardan Molliqajn ndërsa kishte shkruar në grupin ku pjesëtarë janë shumica e deputetëve të Lëvizjes.

Pas situatës së shkaktuar Aida Dërguti ka thënë se nuk ka asgjë për të komentuar.

Image