Gëzim Kelmendi: Jerusalemi i takon Palestinës

Aktuale December 07, 2017 - 20:01

Ish- deputeti Gëzim Kelmendi është i prerë rreth çështjes së Jerusalemit. Ai thotë se ky qytet është i palestinezëve dhe i krejt myslimanëve të botës. Kështu Kelmendi ka komentuar rreth vendimit të Presidentit Trump, ndërkaq ka preferuar të hesht rreth deklaratave të ambasadorit palestinez në Beograd se Palestina nuk do ta njoh kurrë Kosovën.
Ky është postimi i plotë i Kelmendit në Facebook:

Kudsi (Jerusalemi) i takon Palestinës dhe muslimanëve

Kudsi (Jerusalemi) nuk është vetëm i Palestinës, por është i muslimanëve në mbarë botën.

Arsyeja pse ne muslimanët e dojmë Kudsin (Jerusalemin) është fakti se aty ndodhet Xhamia Aksa. Kjo Xhami ka qenë kibla e muslimanëve dhe në këtë Xhami është falur Pejgamberi ynë i dashur Muhamedi Alejhiselam.

Unë përsonalisht si musliman që jam përshkak të dashurisë që kam për Xhaminë Aksa, vajzën time të madhe e kam emërtuar Aksa.

Vendimi i djeshëm i Presidentit të SHBA-ve Donald Trump, është vendim i padrejtë dhe mund ta përkeqësoj edhe më shumë situatën në lindjen e mesme.

Se sa i padrejtë ishte vendimi i Presidentit Trump, tregojnë reagimet e shumta kundërshtuese nga shtetet islame dhe joislame, lindore dhe përëndimore.

Unë si qytetar i Kosovës, i jam mirënjohës rolit të SHBA-ve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, por nuk pajtohem me këtë vendim të padrejtë që Jerusalemi të bëhet kryeqytet i Izraelit.