Dardan Molliqaj me kritika të rënda për kryeministrin dhe demarkacionin

Aktuale December 07, 2017 - 15:59

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj në seancën e Kuvendit të Kosovës ka folur për qeverinë Haradinaj dhe për marrëveshjen për demarkacion, shkruan Gazeta Blic.

Fillimisht, Molliqaj tha se pajtohet me nënkryetarin e Kuvendit nga radhët e LDK-së, Kujtim Shalën dhe qëndrimin e tij.

”Nuk kam qare pa u  pajtuar me Kujtim Shalën sepse qëndrimi i Ramush Haradinaj i ka dy probleme, ai ka lëvizje të qëndrimit me atë se çka ka thënë sa ka qenë në opozitë, ne kemi kërkuar të anulohet kjo marrëveshje edhe atë herë edhe tash”, tha deputeti i VV-së.

Gjithashtu, ai shtoi Kryeministri Haradinaj e ka votuar këtë projektligj për të ardhur në kuvend dhe nuk e ka kundërshtuar.

Sipas tij, kjo është lojë politike.

”Haradinaj e ka votuar projektligjin me ardh në Kuvend, kjo është lojë politike, por megjithatë është lëvizje e hapur politike që ai e ka bo dhe  është mirë me pranu”, tha Molliqaj.