Haradinaj: Unë jam si macat, gjuje qysh dush, prapë n’këmbë bi

Aktuale December 07, 2017 - 14:15

Gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për buxhetin e vitit 2018, nuk ka hezituar t’i japë vetes epitete interesante.

Edhe pse flitej për buxhetin, kryeministri Ramush Haradinaj, nxori disa fjalë për patriotizëm. Tha se kur është fjala për çështje të rëndësishme të vendit, ai është aty.

Madje, e krahasoi veten me një macë.

“Besoni se unë jam si maca, qysh të gjujsh n’kambë bjen. Sa herë që rrëzohna, unë prapë ngritem. Por besoni se ka në mesin tuaj që kur të rrëzoheni ma nuk qoheni”, ka thënë kryeministri Haradinaj gjatë fjalimit të tij në Kuvend.

Megjithatë, pati kritika për shefi i grupit parlamentar i LDK-së, Avdullah Hoti, duke i thënë kryeministrit se nuk ka nevojë të bëjë kërcënime dhe të shesë patriotizëm./Insajderi.com