Izmaku: Vushtrria u zhvillua falë qeverisjes së PDK-së

Aktuale December 05, 2017 - 17:03

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevhire Izmaku, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, në të cilën është duke u diskutuar shqyrtimi i projektligjit për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018, ka thënë se fillimisht ajo do ta votoj këtë projektligj, raporton “Zeri.info”.

Izmaku po ashtu në fjalimin e saj ka thënë se qyteti nga ajo vjen, pra Vushtrria ka arritur që të zhvillohet dhe të ketë mjaftë projekte, falë qeverisjes së PDK-së që ishte për tre mandate radhazi në këtë Komunë.

Ajo ka thënë se PDK-ja për tre vite me radhë sa e kishte nën qeverisje Komunën e Vushtrrisë me kryetarin Bajram Mulaku, ka për tu mbajtur në mend me shekuj për revolucionin zhvillimor në atë rajon!

Imaku ka përshëndetur angazhimin e Qeverisë për të financuar projektet si në vijim; Palestrën sportive në fshatin Samadrexhe,  e cila, siç tha ajo, u iniciua me angazhimin e kryetarit të PDK-së Kadri Veselit.

Fjalimi i plotë i Izmakut:

I nderuar  minister,  te nderuar kolege deputete, te respektuar qytetare kudo qe na percillni ne kete séance; Fjalimin tim sot e kam ndare ne tre pjese;

Pjesa e pare;  Projektet e vendit tim, komunes se Vushtrrise sepse aty ku dhemb dhembi shkon gjuha, thot nje fjale popullore; Pjesen e dyte dua te them disa fjale mbi disa kategori qe kane nevoje per mbeshtetje dhe lobim nga ana jone si deputete dhe Pjesa e trete.. institucionet qe jane nen kupolen e komisionit qe marre pjese!

Une ju falenderoje I nderuar minister qe mbeshtetet  pa reserve kryetarin e komunes  sime profesorin Bajram Mulakun per 3 mandate radhasi, me qindra projekte kapitale te realizuara dhe disa ne rruge per t’u realizuar!

PDK duke udhehequr me 3 mandate komunen e Vushtrrise, ne kete vit buxhetor ka pjesemarrur me bashkefinancim ne disa projekte te cilat i ka ne nisje dhe disa ne perfundim, ku kryetari Mulaku i cili per pak dite do te lere detyren e te parit te Vushtrrise , ka per t/u mbajtur mend me shekuj per revolucionin zhvillimor ne ate rajon! Dua te pershendes angazhimin e qeverise per te financuar projektet si ne vijim; Palestren sportive ne fshatin Samadrexhe,  e cila u inicua me angazhimin e kryetarit te partise sime z Kadri Veseli dhe ne kete rast, dua te bart nje fjale per nje njeri veteran te sportit ne kete fshat, i cili kur mori vesh se do te filloje ndertimi i palestres sportive, qe ishte nje enderr me dekada per qindra vajza dhe djem qe kane tradite sportin ne ate rajon, tha; edhe nese vdes shkoj pa merak ne ate bote, pasi po shoh qe ne fshatin Samadrexhe po behet realitet kjo palester! Ai njeri krejt jeten ia kushtoi atyre te rejave dhe zhvillimit te sportit dhe ky eshte mesuesi dhe trajneri sportiv veteran, baci Ferat Basholli! Respekt pa fund!

Pra, mjetet jane dhe palestra do te vazhdoje dhe do te perfundoje sipas afatit!Drejtoresha e re zonjusha Shpresa Rama, ka punuar me zemer qe Vushtrria te kete nje qender rinore ku edhe ne kete project ka pjesemarre komuna e Vushtrrise me mjete financiare, andaj qeveria ka ndare perseri mjete per te finalizuar kete project, I nisur nga komuna nen udheheqjen e PDK-se sigurisht! Shtatorja e te madhit Hasan Prishtina, e cila u soll ne vendlindjen e tij para disa dite, do te vendoset ne sheshin e ri per te cilin perseri u kujdes zoti Mulaku dhe partia ime dega ne Vushtrri, duke vazhduar me Shtepine e Mahmut Age Gjinollit e cila do te kthehet ne muze, poashtu do te renovohet qendra e kultures dhe per te gjitha keto projekte  do te vazhdoje te qendroje kujdestare fanatike deri ne realizim! Projekte me bashkfinancim nga DKRS! Rruga magjistrale Prishtine Mitrovice, eshte rruga qe e niset minister ne kohen kur ju ishit minister ne mandatin e pare, dhe do ta perfundoni ne mandatin tuaj sigurisht,  sepse pat mbetur e stopuar@ Ka qene periudhe  me plot problem e ngarkesa e me se shumti veshtiresohej  qarkulimi ne periudhen e veres kur bashkatdhetaret e dashur  ia mesyjne vendlidjes, por edhe per bisneset qe operojne perskaj rruges,  bujqit dhe te gjithe banoret qe cdo dite bejne rruge ne relacionin Prishtine Vushtrri Mitrovice!

Po ashtu, se bashku me ministrin e infrastrutures z Pal Lekaj dhe kryetarin Mulaku u kemi dhene fjalen banoreve te artakollit, gjate vizites se bere  para disa jeve, qe rruga ne aksin Bukosh Gllavotin do te perfundoje ne vitin 2018 ! Dhe une jam e lumtur qe pash qe qeveria ka ndare mjetet per kete investim!

Te gjitha keto projekte, jane te nisura dhe buxhetet per to me pjesemarrje i ka vendosur ne korniza afatmesme qeveria e PDK-se ne Vushtrri, dhe per kete arsye deri ne fund do t’I percjell edhe ne kuvend edhe ne qeveri per t’I kurorezuar me sukses, sepse qytetaret e presin ende kete nga une!

I nderuar minister, une kam kerkesa qe gjate pjeses se dyte te miratimit te buxhetit, te keni parasysh ne kodin e buxhetit te puneve dhe mireqenjes sociale, te ndihmohet shtepia e pleqeve ne Prishtine, sepse aty eshte nje objekt ne gjendje mjeruese! Per moshen e shtyer, eshte nje vend asoak I dinjitetshem ku ata kalojne periudhen e fundit te jetes se tyre, siigurisht aspak me deshire qe te jene ne ato ambiente!

Kerkoje qe, urgjentisht, te shtohet numri i inspektoreve  te punes, vecanerisht ne kontroll te sektorit privat, ku kemi te dhena se po shkilen ne vazhdimesi te drejtat e punetoreve, duke u nisur nga kompensimi material, dhe ne cdo drejtim tjeter! Duhet te kete nje ekipe te inspektoreve qe me ndergjegje kryjne punen e mbiqkyrjes se te drejtave te tyre, te realizuara te punetoreve ne sektorin privat, dhe jo inspector qe koketojne ose jane mesuar te koketojne me shefat e bosat dhe te vuajne puntoret duke mos u trajtuar as me paga as me pushim dhe as me trajtim dinjitoz! Ne kodin buxhetor tek ministria per kthim dhe minoritete, do te shiqoje mundesine per nje investim te nje ndertese te karakterit social, per banoret rome te fshatit Prelluzhe, te cilet nese shkon i sheh ku banojne, nuk te bene krenar fakti i te qenurit shumice! Pa banesa dhe pa rruge, ne balte dhe ne shtepi te ftofta, derisa ne edhe bashkesisa nderkombetare, prej pas luftes fokusin e kemi pas vetem tek nje komunitet tjeter pakice! Banoret e fshatit Prelluzhe te komunitetit rom kane nevoje urgjente per banim e per nje rruge 300 ose 400 metrash e cila ua bene jeten e rende edhe ashtu te rende ketij komuniteti.

Une po i diskutoje ne parim dhe menjehere pas kesaj séance do te shiqoje mundesine e amandamentimit per realizim! Ne pjesen e fundit, kerkoje qe nga komisioni per buxhet te kihen parasysh Keshilli i Pavarur dhe Komisioni i Mediave per buxhetin te cilin e kane arsyetuar ne kerkesat e tyre ne menyre qe te shtojne efikasitetin ne punen e ketyre agjensiove me kredibiltet!\Duke pershendetur per angazhimin e tyre edhe koleget e mi deputet ne komisionin per buxhet e financa, shpresoje qe ne lexim te dyte, te kemi nje sukses per nje prurje pozitive te ketij ligji me vitali ne kete kuvend! Vota ime eshte pro kalimit ne parim!Faleminderit per vemendjen!