Këta janë ministrat që shëtisin pa truproje

Aktuale December 05, 2017 - 15:14

Rrallë ndodh të shohim zyrtarë të lartë shtetëror të ecin vetëm e  të pa shoqëruar nga truprojat e tyre  nëpër rrugën e sheshet e kryeqytetit.

Mirëpo kjo ka ndodhur sot me ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë Bajram Hasani  dhe atë të Arsmit Shyqiri Bytyqi, ministra këta që vijnë nga radhët e Nisma për Kosovën.

Dy ministrat që nga emërimi i tyre zakonisht shihen duke ecur ngado që janë të pashoqëruar nga truprojat.

Gazeta Politike i ka parë sot  gjatë ditës ministrin Hasani dhe ministrin Bytyqi në sheshet e Prishtinës tek sa po ecnin vetëm, gjë e cila nuk  na ka rastisur ta shohim me ministrat e kaluar.

Në legjislaturën e kaluar shpeshherë ministrat kanë ditur t’i keqpërdorin benefitet që iu takon me ligj, si truproja, vetura zyrtare e deri tek mëditjet.

Kujtojmë që sot Kuvendi i Kosovës po mban seancë ku po diskutohet rreth Buxhetit.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka premtuar sot rritje prej 5 për qind të buxhetit.