Veseli: Shënjimi i kufirit nuk është çështje partiake

Aktuale December 05, 2017 - 11:59

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka bërë të ditur se akoma nuk është caktuar seanca për Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi.

“Çështja e shënjimit të kufirit ka ardhur mbrëmë, nuk ka mundur të vijë aq shpejt në seancë plenare. Njëherë duhet të kalojë në Komisionin për Politikë të Jashtme, pastaj momentin që vjen do ta procedojmë menjëherë”.

“Çështja e shënjimit të kufirit nuk është çështje partiake, as nuk do të duhej të ishte e pozitës apo pozitës, do të duhej të ishte çështje shtetërore”.

Veseli pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka përsëritur edhe njëherë qëndrimin e tij, se Demarkacioni me Malin e Zi duhet të ratifikohet në Kuvend, sa më shpejt që është e mundshme..

“Çdo vonesë, vetëm jemi duke dëmtuar shtetin tonë dhe perspektivën qytetare drejt integrimeve euro-atlantike”.

“Duhet t’i shënojmë kufijtë sa më shpejt se është çështje sovraniteti, sa më shpejt të përcaktojmë kufirin tonë aq më shumë e fuqizojmë sovranitetin tonë”.

“E di se ka emocione në këtë çështje por ne jemi shtet i pavarur dhe sovran dhe duhet të kemi vendimmarrje politike, shtetërore”.

“Duhet të përfundojë çështja e shënjimit me Malin e Zi dhe të kalojmë menjëherë nga Serbia”.