Berishaj: Askush të mos bëj presion për demarkacionin

Aktuale December 04, 2017 - 10:27

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Martin Berishaj ka thënë se në marrëveshjen për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi janë dërguar vetëm pesë fleta.

“Kur është dërguar marrëveshja për nënshkrim është hequr një hartë, janë 6 fleta dhe janë dërguar vetëm 5 fleta që janë nënshkruar me datë 25 gusht. Parashtrohet pyetja se a ka qenë kjo pika kthesë që është thyer mirëbesimi dhe nëse po është shumë qartë mundësia për ratifikim nënkupton edhe mundësinë për refuzim”.

Ai ka shtuar se nuk guxon askush të bëjë presion dhe të thotë ratifikojeni ose mos e ratifikoni pasi këtu shkelet një tjetër parim.