Gruda: Nuk është bërë demarkacioni me Malin e Zi, por është përcaktuar kufiri i ri

Aktuale December 04, 2017 - 09:35

Anëtari i Komisionit Shtetëror për Shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, Zejnullah Gruda, ka kritikuar ashpër delegacionin kosovar që e ka nënshkruar marrëveshjen për Demarkacioni, raporton “Zeri.info”.

Sipas tij, kjo marrëveshje nuk është bërë në bazë të kufijve të dikurshëm kadastra.

“Delegacioni kosovar është ngutur për të lidhur marrëveshje dhe keqinterpretim i së drejtës ndërkombëtare”, ka thënë ndër të tjera Gruda.

Ai po ashtu ka thënë se në këtë marrëveshje nuk ka aspak demarkacion, por është bërë përcaktimi i kufirit të ri.

“Nëse marrëveshja akoma nuk është ratifikua protagonistët që merreshin me këtë, vazhdonin ta paraqitnin marrëveshjen për demarkacion dhe fshihnin përcaktimin e kufijve. Shumë nga ta nuk bëjnë dallim nga demarkacioni pra rezultati është tejet i dëmshëm, është arritur marrëveshje për përcaktimin e demrkacionit për kufirin por është bërë shënimi i kufirit”, ka deklaruar Gruda raporton “Zeri.info”