Flet Edita Tahiri, tregon se a është sulmuar në veri

Aktuale December 02, 2017 - 08:04

Ish-ministrja Edita Tahiri ka reaguar pas raportimeve për një sulm në veri, duke mohuar të jetë e përfshirë në ndonjë sulm.

‘Miq dhe media, ju bëjë me dije se është i rrejshëm lajmi i gjoja sulmit ndaj meje në veri të Mitrovicës’, ka thënë Tahiri.

Mirëpo, gazeta Metro kishte shkruar se nga burime të saj ka mësuar se, ndonëse sulmi nuk ishte drejtuar direkt në ish-ministren, ajo ka qenë në atë lokal pasi burime nga policia që gjendej në vendin e ngjarjes tregojnë se ajo është parë duke u larguar menjëherë pas sulmit.