Ministrja Dhurata Hoxha: Marrëveshjet e nënshkruara e arritur e madhe

Aktuale November 27, 2017 - 21:54


Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në rrjetin social ka komentuar mbledhjen e dy Qeverive, si dhe nënsjkrimin e marrëveshjeve ndështetërore.

Znj. Hoxha ka shkruar se "në Korçën e krenarisë tonë, Mësonjëtores së parë të vajzave, Liceut dhe vendlindje e shumë atdhetarëve dhe rilindësve që sollën Pavarësinë, u ndjeva edhe më mirë gjatë Mbledhjes së përbashkët të dy Qeverive tona".

Ja postimi i plotë i znj. Hoxha në rrjetin social:

"Në Korçën e krenarisë tonë, Mësonjëtores së parë të vajzave, Liceut dhe vendlindje e shumë atdhetarëve dhe rilindësve që sollën Pavarësinë, u ndjeva edhe më mirë gjatë Mbledhjes së përbashkët të dy Qeverive tona.

Heqja e pengesave dhe lehtësimi i punës për qëllimet e përbashkëta, për të gjithë qytetarët tanë, është e arritur e pritshme. Marrëveshjet e nënshkruara, do të jenë stimulim shtesë në rrugën tonë të përbashkët, integrimi euro-atlantik".

Image