Ja kush do ta zëvendësojë Haskukën në Kuvend

Aktuale November 26, 2017 - 18:43

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për komunën e Prizrenit, Myaher Haskuka, ka fituar garën komunale për të parin e Prizrenit.

Haskuka ka postin e deputetit të Kuvendit të Kosovës, por ky post do të bartet tek kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Sali Zyba.

Zyba kishte arritur që në zgjedhjet e 11 qershorit 2017 të mblidhte 5,983 vota. /Insajderi.com

Image