Kurti thotë se shmangën të këqijtë nga Prishtina e Prizreni

Aktuale November 26, 2017 - 16:31

Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka uruar qytetarët e Prishtinës dhe të Prizrenit për fitoren e Shpend Ahmetiti dhe të Mytaher Haskukës.

Ai ka thënë se sot festa është e kuptueshme ndërsa nga nesër ka thënë se ajo do të shndërrohet në punë për luftimin e së keqes.

Më poshtë shkrimi i tij i plotë:

Urime fitorja, qytetarë të komunave të Prishtinës e të Prizrenit! Sot festa është e kuptueshme, sepse e shmangëm një të keqe të madhe në dy komunat më të mëdha të Kosovës.

Prej nesër festa shndërrohet në punë, dhe ajo punë do të jetë jo veç shmangie e së keqes, por edhe ndërtim i së mirës. I së mirës me program e sipas ligjit. E mirë që duhet të jetë në shërbim të të gjithëve, edhe në shërbim të votuesve të partive të tjera.

Nga nesër Shpendi në Prishtinë, Mytaheri në Prizren, Qëndroni në Dardanë, do të jenë kryetarë të të gjithë qytetarëve e për të gjithë qytetarët, pa dallim moshe e gjinie, pa dallim feje, etnie e partie, pa dallim prejardhjeje e pasurie.

Në këto tri komuna do të qeverisim gjithnjë me qytetarin në mendje e të cilin përgjithmonë e duam me zemër.

Edhe një herë urime, me shumë dashuri!