Lajmërohet Sami Kurteshi, tregon arsyen përse fotografoi policët e Kosovës

Aktuale November 24, 2017 - 19:34

Policia e Kosovës sot ka arrestuar tre deputetët e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, Albulena Haxhiun dhe Donika Kadaj-Bujupin.

Arrestimi i tyre u bë derisa po shkonin drejt Kuvendit të Kosovës, ndërsa kjo ka bërë që të ketë tensione mes deputetëve të Vetëvendosjes dhe Policisë.

Deputeti Sami Kurteshi ka fotografuar me radhë policët që po qëndronin të qetë para Kuvendit, e që sipas tij nuk kishin numra identifikues.

E në lidhje me këtë, Gazeta Blic ka kontaktuar deputetin e VV-së, Sami Kurteshin, i cili ka thënë se “e dini ju përse i kam fotografuar policët”.

“Krejt ju e dini përse i kam fotografuar policët e Kosovës, e dini edhe çfarë kanë bërë ata”, ka qenë përgjigja e shkurtër e Kurteshit.

Edhe pas insistimit të Gazetës, Kurteshi nuk ka dashur të jap sqarime shtesë për gjestin që bëri sot pas arrestimit të deputetëve të VV-së.

Për më shumë mund të shihni në këtë video.