Ministrja e Mbrojtjes: Ushtria e Kosovës të formohet me ndryshime kushtetuese

Aktuale November 24, 2017 - 13:13

Ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, Olta Xhaçka, tha se Kosova duhet që ta bëjë transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri përmes ndryshimeve kushtetuese, por gjithmonë në koordinim më partnerët ndërkombëtar.

Ai më tej shtoi se FSK është e gatshme të shndërrohet në ushtri në bazë të kapaciteteve momentale dhe përvojës së krijuar.

“Besoj që bashkëpunimi sjell sukses. Tirana do të vazhdoj të bashkëpunoj me Kosovën për integritetin e saj evropianë. FSK tashmë është profesionale dhe një ushtri për siguri. Evropa nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor”.Sa i përket transformimit Shqipëri këtë e sheh si proces që duhet të ndodh përmes ndryshimeve kushtetuese, por bashkë me partnerët ndërkombëtar”, tha ajo.