Ahmeti e quan politik vendim e PZAP-it

Aktuale November 23, 2017 - 14:52

Kandidati për Kryetar të Prishtinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, e ka quajtur vendim politik atë të PZAP-it për t’u bërë rinumërim në dy komunat ku ka fituar Lëvizja Vetëvendosje, njofton Klan Kosova.

“Të dielën ka folur sovrani, kanë folur qytetarët”, tha Ahmeti në konferencën për media të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Me këto vendime politike po mundohet që këto vendime të qytetarëve t’i shtrembërojnë”, tha Ahmeti, duke insistuar se do t’i ndalin këto vendime politike.

Ahmeti mendon se është rasti i parë në historinë politike dhe institucionale që të merret për bazë një ankesë bazuar në rezultatin e ngushtë, pa e ditur se cili është ai rezultat, për shkak se nuk ka përfunduar numërimi.

Ai tha se nuk ka asnjë dëshmi dhe ankesë në mënyrë që të merret ky vendim.

Ahmeti tha se nuk e kupto nse si mudn të ndodhë rinumërimi pa përfunduar numërimi, duke shtuar se dje ka pasur kushte për numërimin e ovtave me kusht.