Reagon Shpend Ahmeti, ja pse nuk duhet të rinumërohen votat

Aktuale November 23, 2017 - 14:31

Kryetari aktual i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka komentuar vendimin e sotëm të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për rinumërinmin të votave në Prishtinë e Prizren.

“Në Qershor PZAP vendosi kundër kërkesës se LDK për rinumërim, sepse ka konstatuar se nuk mund të vendoset për rinumërim pa përfunduar numërimi. Sot marrin vendim për rinumërim pa përfunduar numërimi. As rezultate preliminare nuk kemi. Ska ndryshim të vullnetit të qytetarëve!”, ka shkruar ai në Facebook