Kurti: Kërcënoni sa të doni, nuk mund ta ktheni mbrapshtë votën e qytetarëve

Aktuale November 23, 2017 - 11:15

Deputeti i LVV-së, Albin Kurti, gjatë seancës së sotme, ka reaguar pas kërkesave për rinumërim të votave në dy komunat që fitoi ky subjekt, Prizren e Prishtinë, raporton zeri.info.

Ai me këtë rast, ka thënë se nuk mund të rrëzohet ky rezultat që tashmë është. Ai madje, u ka bërë thirrje që të gjithë të bëhen bashkë, porse sipas tij, një gjë e tillë është e pamundur të ndodhë.

“Për sot në orën 12:00 është paralajmëruar numërimi i votave me kusht, tashmë është e ditur se kush do të udhëheqë më komuna.  Por prej së hënës regjimi filloi fushatës e tij, që ta luftojë qytetarin duke ia sulmuar votën. Nuk mund të ketë rezultat tjetër”, tha Kurti në seancën e sotme.

Ai më tej, tha se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë me manipulime.

“Jo me manipulime. Nuk mund ta vidhni votën e qytetarëve. Nuk mund ta ktheni mbrapshtë votën e qytetarëve. Nuk mund ta vjedhni këtë fitore, këtë nuk ua lejojmë. Bëhuni bashkë sa të doni, kërcënoni sa të doni, koha juaj ka përfunduar”, nënvizoi Kurti. /Zeri/