Nesër dihet se kush do të jetë kryetar i Prishtinës

Aktuale November 22, 2017 - 12:57

Qendra e Numërimit dhe Rezultateve do të fillojë nesër numërimin e votave me kusht të rundit të dytë të zgjedhjeve që u mbajtën të dielën.

Nga QNR thonë se nesër fillon dhe përfundon numërimi i votave me kusht për Prishtinën, duke përcaktuar kështu nesër fituesin, njoftojnë mediat.

Në Prishtinë janë rreth 1700 vota me kusht, ndërsa diferenca mes Shpend Ahmetit dhe Arban Abrashit u ngushtua pas disa gabimeve që kishin ndodhur në numërime. 

Në rezultatet preliminare të publikuara nga KQZ, që nuk përfshiijnë votat me kusht, Ahmeti ka 41.401 vota, ndërsa Abrashi ka 41.164 vota.