Raportimi i Presidentit Thaçi në Parlamentin Kanadez , çuditen mediat e atjeshme

Aktuale November 21, 2017 - 18:51

Sot në mediat kanadaze u publikua lajmi se Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau nuk do ta pres në takim Presidentin Hashim Thaçi, i cili po qëndron për vizitë disa ditëshe në këtë shtet. Në vend të kësaj ai është shfaqur para Komitetit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Kanadez.

Por, për mediat kanadaze kjo është dukur diçka e çuditshme. Sipas ipolitics.ca, ky komitet nuk është një forum i zakonshëm për burrështetas të huaj.

 Sipas një njoftimi nga ky institucion, shkruan ky portal i lajmeve, Thaçi aty do t’i përgjigjet pyetjeve rreth ngritjes së Kosovës drejt kaosit dhe korrupsionit, pas luftës së përgjakshme civile rreth dy dekada më parë.

Po ashtu, thuhet se vizita e Thaçit në këtë Parlament është aranzhuar në momentet e fundit ndërkohë, që sipas burimeve, ajo është realizuar falë kontakteve të agjencisë ndërkombëtare të Parlamentit për shkëmbime ku janë ivolvuar edhe disa deputetë dhe senatorë.

Sa i përket takimit me Trudeau, ka folur Cameron Ahmad, sekretar për media i Kryeministrit Trudeau i cili ka thënë se Thaçi nuk do të pritet nga shefi i qeverisë kanadeze, por është konfirmuar një takim me Ministren e Jashtme të Kanadasë Chrystia Freeland.