Peterle: Zgjedhjet ishin në përgjithësi të mira

Aktuale November 21, 2017 - 11:03

Shefi i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të Bashkimit Evropian, Alojz Peterle tha se zgjedhjet ishin me një konkurrence të fortë, përderisa shumica e komunave më të mëdha votuan në raundin e dytë. Këto komente ai i bëri gjatë një konference shtypi ky bëri publike  gjetjet paraprake të Misionit për zgjedhjet e balotazhit, raporton "Zeri.info".

Sipas Peterle fushata gjatë raundit të dytë ishte e qetë dhe pa gjuhë nxitëse.

Fushata u zhvilliua në një atmosferë kryesisht të qetë. Garuesit ishin në gjendje të shprehin mesazhet e tyre lirshëm dhe filluan fushatën menjëherë pas raundit të parë. Gjatë pasë ditëve të fushatës zyrtare, BE vërtejti në mënyrë pozitive një numër të madh debatesh të organizuara nga mediat elektronike”, tha Peterle.

Sipas tij atmosfera në komunitetet me shumicë serbe të Parteshit dhe Kllokotit ishte e polarizuar por nuk ndodhi ndonjë incident i madh. Përfaqësuesit e të dy kandidatëve për kryetar të Parteshit akuzuan njëri tjetrin për akte të vazhdueshme të blerjes së votave dhe presionit mbi përkrahësit e tyre.

Ndërsa mediat sipas Peterle gjate fushatës zgjedhore pesëditore ofruan mbulim mjaft të balancuar në lajme dhe organizuan disa debater ndërmjet kandidatëve, raporton "Zeri.info".

Por ai kishte ankesa lidhur me qasjen e personave me aftësi të kufizuar të cilët sipas Peterle, nuk kishin mundësi lëvizjeje.

"Qasja në objektet e vendvotimeve për personat me aftësi të kufizuar u dëshmua të jetë e vështirë, ku pak më shumë se gjysma e vendvotimeve të vizituara ishin të qasshme për personat me mundësi të kufizuar të lëvizjes. Aranzhimi i vendvotimeve nuk ishte i përshtatshëm për këta persona në më shumë se një të pestën e vendvotimeve të vëzhguara", u shpreh Peterle.

Ai kishte ankesa në lidhje ne fletëvotimet e pavlefshme të cilat sipas tij ishin në një numër  jashtëzakonisht të lartë dhe mbetet e lartë.

Pas zgjedhjeve të fundit, Peterle theksoi se ka ardhur koha për veprim. Ai theksoi se nuk do të ishte mirë që Kosova të shkojë në zgjedhje të reja, pasi që tha se ka dëgjuar se Kosova mund të shkoj sërish në zgjedhje.

"Disa nga problemet janë disa dobësi që janë vërejtur edhe në zgjedhjet e kaluara. Duhet të theksojmë qartazi, që vlerësimet tona do të kenë kuptim vetëm nëse rekomandimet tona merren parasysh dhe implementohen. Shpresoj që së shpejti nuk do të ftohem të vëzhgoj zgjedhjet në Kosovë. Mendoj se pas këtyre zgjedhjeve ka ardhur koha për veprim", tha Peterle.

Ai bëri të ditur që misioni që ai udhëheq do të qëndroj në Kosovë deri më 7 dhjetor të këtij viti, pra deri sa të shpallen rezultatet përfundimtare./ZERI

Image