Avdullah Hoti kërkon rinumërimin e votave në Prishtinë

Aktuale November 20, 2017 - 19:24

Shefi i deputetëve të LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar pas lajmit se në futjen e rezultateve nga KQZ-ja në pasqyrimin e të dhënave preliminare për komunën e Prishtinës.

Hoti ka thënë se gabime në raportim të votave raportohen në disa vendvotime/shkolla.“Në të gjitha rastet, gabimet janë në disfavor të LDK dhe Arban Abrashit. 

Duke qenë se gabimet janë të njëanshme, është e kuptueshme se duhet trajtuar me një qasje përtej gabimeve teknike dhe njerëzore. Prandaj, rinumërimi është i domosdoshëm për të qartësuar situatën.

 E vërteta e plotë është në kuti të votimit”, ka thënë Hoti.

“E vërteta me devijime është e raportuar nga KQZ. 

Por, duke qenë rezultati kaq i ngushtë, këto devijime e përcaktojnë se kush qeveris me Prishtinën në katër vitet në vijim. 

Qytetarët e Prishtinës e meritojnë të dijnë të vërtetën e plotë, jo të vërtetët që duan të tregojnë komisionarët”, ka thënë më tej Hoti.