Donika Kadaj-Bujupi tregon se kush është fajtori që PDK është humbëse e këtyre zgjedhjeve!

Aktuale November 20, 2017 - 18:14

Deputetja e Vetëvendosjes, Donika Kadaj Bujupi në emisionin “Imazh” të Rtk ka thënë se humbja e PDK-së vjen si shkak se Kadri Veseli është në krye të kësaj partie, raporton Gazeta Blic. 


“Neve po na përkrahin qytetarët, po e përkrahin Vetëvendosjen kjo ka rëndësi”, ka thënë Kadaj Bujupi.

Deputetja e Vetëvendosjes ka komentuar fitoren e VV-së sidomos në Prizren ku ka thënë se më fund Prizreni është shliruar nga njerëz të korruptuar siç ka qenë kryetari nga radhët e PDK-së.

Përveç tjerash Kadaj-Bujupi ka folur edhe për aferën “Pronto” i menjëhershëm ka qenë reagimi i nënkryetarit të PDK-së Uran Ismaili i cili i tha se këto janë sotorie të vjetra.Kujtojmë se 

Vetëvendosje sipas rezultateve preliminare ka arritur të marrë tri komuna, Prishtinën, Prizrenin dhe Kamenicën.

Ndërsa kanë mbetur pa u numëruar votat me kusht dhe ato nga diaspora.