Seanca e ardhshme mbahet të enjten

Aktuale November 20, 2017 - 16:09


Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, pas mbledhjes së kryesisë ka njoftuar se seanca e radhës do të mbahet të enjten, duke filluar prej orës 10:00, raporton zeri.info.

Me këtë rast, Haxhiu ka thënë se në rend të ditës janë gjithsej 23 pika. Ndërkaq, arsyeja se pse janë mbledhur gjithë këto pika sipas saj, ka të bëjë me mosmbajtjen e seancave për një kohë të gjatë. 

"Arsyeja pse janë grumbulluar gjithë ato pika është për shkak se prej se janë konstituuar institucionet janë mbajtur 2 ose tri seanca", ka thënë ajo, duke fajësuar Kadri Veselin për një gjë te tillë./Zeri