Haradinaj: Votoni, me votën tuaj do të jetoni katër vjet

Aktuale November 19, 2017 - 10:17

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj tha se rëndësia e daljes në votime është shumë e madhe, pasi Kosovën e presin shumë punë.

Ai ftoi qytetarët që të dalin të votojnë, pasi sipas tij me këtë vendim të tyre jetojnë katër vjet.

“Kosovën e presin shumë punë. Po ata që i marrin përgjegjësinë duhet ta kenë legjitimitetin e qytetarëve. Andaj i lus qytetarët që të mos e neglizhojnë por të dalin të votojnë”, tha Haradinaj.