Saimir Tahiri shuan spekulimet: Nuk jam arratisur, nesër riktheh

Aktuale November 17, 2017 - 23:54

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ka reaguar pas lajmeve në media se ai është arratisur nga vendi.

I pyetur nga CityNews se ku ndodhej, ai është përgjigjur nëpëmjet një mesazhi: “Jam larguar nga vendi sot në drekë, për punët e mia personale dhe rikthehem nesër në mbrëmje”.

Me një fjali Saimir Tahiri, ka mbyllur çdo zhurmë që po krijohet në media për një arratisje të mundshme. Edhe pse person nën hetim, Saimir Tahiri nuk e ka të ndaluar daljen jashtë Shqipërisë.

Tahiri është në hetim për dosjen e ‘Habiljave’, por nuk ka asnjë masë kufizuese për të lëvizur jashtë vendit, pasi nuk i është bllokuar pasaporta.